Zvicra feston 175-vjetorin e Kushtetutës së saj
Sot bëhen 175 vjet nga krijimi i Kushtetutës zvicerane, më 12 shtator 1848, përcjell albinfo.ch.
Sipas qeverisë, Kushtetuta “krijoi shtetin federal zviceran”.
Ajo vendosi gjithashtu parimin, i vlefshëm edhe sot, e një shteti federalist, me sovranitet dhe autonomi të kantoneve.
Një specifikë e Kushtetutës së Zvicrës është se qytetarët mund ta ndryshojnë atë ose të miratojnë një nen të ri duke organizuar një nismë popullore. Një rishikim i pjesshëm ose i plotë i Kushtetutës duhet të miratohet nga shumica e votuesve dhe shumica e kantoneve.