Zvicra i jep dritën jeshile vaksinës Moderna për fëmijet 6-11 vjeç

Shpërndaje lajmin

Rregullatori mjekësor zviceran Swissmedic ka miratuar vaksinën Spikevax Covid-19 të Moderna-s për përdorim nga fëmijët e moshës 6 deri në 11 vjeç, transmeton albinfo.ch
Miratimi është për serinë me dy doza të vaksinës prej 50 mikrogramë për dozë, shtoi Moderna. Këto administrohen në një interval prej katër javësh, tha Swissmedic të premten. Studimi kryesor te fëmijët e moshës 6 deri në 11 vjeç zbuloi se përgjigja imune e shkaktuar nga vaksina kundër virusit SARS-CoV-2 është e krahasueshme me atë te të rriturit e rinj, tha rregullatori. Rreth 69% e popullsisë zvicerane ka marrë dy doza të vaksinës.
Autoritetet shëndetësore zvicerane rekomandojnë shtrirjen e vaksinave kundër Covid për fëmijët e moshës nga pesë deri në 11 vjeç. Kjo u prezantua nga janari 2022. Rreth 6% e moshave 5-11 vjeç janë vaksinuar dy herë kundër Covid-19, ndërsa 8% kanë marrë një dozë të vetme, raportoi Zyra Federale e Shëndetit Publik (FOPH), më 9 maj, transmeton tutje albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published.