Zvicra Iargon Rυsët ndihmon Kosovarët

Shpërndaje lajmin

Zvicra ka ndarë 86 milionë euro për Kosovën me qëllim të mbështetjes së projekteve të ekonomisë dhe zhvillimit të demokracisë dhe kapaciteteve ujore.
Këtë e kanë bërë të ditur të premten ambasadori zvicran, Thomas Kolly dhe zëvëndësdrejtoresha e Agjencisë Zvicrane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Ruth Huber, gjatë prezantimit të programit për vitin 2022-2025 në Kosovë.
“Kosova është bërë partner i Zvicrës dhe mendojmë që të vazhdojmë këtë miqësi, miqësi që kemi jo vetëm në aspektin e futbollit, por edhe në sfera të tjera”, deklaroi ambasadori Kolly.
Zëvëndësdrejtoresha e SDC-së, Huber deklaroi se ky program është shumë i rëndësishëm për Kosovën.
“Historia na ka bashkuar, po i referohem këtu diasporës ata që janë në Zvicër të cilët i kemi pranuar gjatë vitit 99-të. Programi të cilin sot e kemi lancuar është shumë i rëndësishëm dhe do të jetë një progres për Kosovën në tri fusha, ujin, ekonominë dhe demokracinë. Vetëm në vitet e fundit rreth 600 mijë qytetarë kane përfituar qasje në ujë, dhe 10 mijë veta janë të punësuar, prioriteti ynë mbetet luftimi i korrupsionit, zhvillimi ekonomik dhe në zgjidhjen e një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë. Agresioni Rus në Ukrainë na ka treguar sa e rëndësishme është demokracia”, tha Huber.
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka falënderuar shteti zviceran për ndihën e ofruar prej vitesh, raporton Ekonomia Online.
“Shpreh vlerësimin tim të lartë për bashkëpunim dhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit ekonomik… jemi mirënjohës për ndihmën humanitare që shteti zviceran i ka dhënë Kosovës që nga 98, duke u bazuar në marrëdhëniet e ngushta po shënojmë partneritet për vitet e ardhshme 2022-2025”.
“Zvicra mbetet partneri i madh i Kosovës dhe investitori i dytë më i madh i huaj që do të ndihmoj Kosovën. Si miq tanë për gjithë kontributin e dhënë do të vazhdojmë të punojmë me këtë përkushtim e energjinë për Kosovën që të gjithë e duan”, tha Aliu./FrontOnline

Leave a Reply

Your email address will not be published.