Zvicra, këtë vit, kontribuoi në krijimin e 500 vendeve të reja të punës në Kosovë
Zvicra është një mike e madhe e shtetformimit të Kosovës si nga ana politike, ashtu edhe nga investimet e këtij shteti në Kosovë dhe në shtimin e vendeve të punës, shkruan albinfo.ch.
Si çdo vit, Zvicra edhe kësaj radhe mbështet krijimin e vendeve të punës dhe rritjen e sektorit privat në Kosovë.
Vetëm këtë vit Zvicra kontribuoi në krijimin e 500 vendeve të reja të punës në sektorin e Ushqimit dhe Përbërësve Natyralë dhe Turizmit.
Ambasada e Zvicrës në Kosovë shkruan se ky ndikim inkurajon faktin se gratë dhe komunitetet joshumicë përbëjnë gjysmën e atyre që janë punësuar në këto vende të reja pune. /Albinfo.ch