Zvicra mbështet Policinë Kufitare të Kosovës me pajisje biometrike

Shpërndaje lajmin

Zvicra është shprehur e lumtur të mbështesë Policinë Kufitare të Kosovës me pajisje biometrike për të menaxhuar fluksin e shtuar të mërgimtarëve që po kalojnë nëpër Kosovë, shkruan albinfo.ch.
Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dorëzuan zyrtarisht 30 skanerë biometrik të gjurmëve të gishtërinjve dhe 26 tableta tek autoritetet e Policisë së Kosovës.
Pajisja biometrike do të shërbejë për të rritur monitorimin e migrimit të parregullt përgjatë kufijve të Kosovës, dhe rrjedhimisht do të forcojë menaxhimin dhe sigurinë e kufijve. /Albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published.