Zvicra mbështet rritjen e qëndrueshme ekonomike të Kosovës

Shpërndaje lajmin

Zvicra vazhdon të mbështesë rritjen e qëndrueshme ekonomike të Kosovës. Dje, ambasadori zviceran, Thomas Kolly, dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrjes dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, nënshkruan marrëveshjen për fazën e tretë të projektit Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE), përcjell albinfo.ch.
Përmes kësaj faze të re të PPSE-së, ne do të vazhdojmë të ndihmojmë të rinjtë, gratë dhe komunitetet joshumicë të gjejnë punë të denjë në sektorin e ushqimit dhe turizmit. Zhvillimi i sektorit privat dhe krijimi i vendeve të denja të punës në Kosovë është angazhim afatgjatë i qeverisë zvicerane”, deklaroi ambasadori Kolly.
Gjatë viteve 2022-2025 Zvicra synon të mbështesë 6.500 persona në Kosovë për të gjetur një punësim të re ose më të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.