Shpërndaje lajmin

Zvicra ka marrë 620,000 doza vaksinash kundër virusit korona që nga e premtja, ka shkruar të hënën ministri i shëndetësisë, Alain Berset në Twitter.

Kantonet po çojnë përpara fushatën e vaksinimit, ka theksuar ai, shkruan srf.ch.

Më shumë se 2.6 milionë doza të vaksinave janë injektuar tashmë dhe kantonet po rrisin më tej shkallën e vaksinimit, transmeton albinfo.ch.

Berset gjithashtu ka mirëpritur debatin pozitiv të realizuar të hënën me Konferencën e Drejtorëve të Shëndetësisë (GDK) mbi temën e vaksinimeve, modelet fazore dhe certifikatat e Covidit.

Sipas GDK, kantonet mund të presin të furnizohen me më shumë se dy milionë doza Moderna dhe Pfizer / Biontech gjatë majit. Kjo është një rritje e theksuar, e mëtejshme krahasuar me prillin.

“Kantonet janë përgatitur për këto sasi,” ka njoftuar GDK të hënën me kërkesë të agjensisë së lajmeve Keystone-SDA, përcjell albinfo.ch. Ato  tashmë kanë infrastrukturën për të kryer rreth 100,000 vaksinime në ditë.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *