Zvicra, me natyrën më të mirë në botë

Shpërndaje lajmin

5 Qershori, Dita Botërore e Mjedisit: Zvicra, ndër më të mirat në botë.

Plot 49 vjet më parë, 5 Qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit nga Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shkruan albinfo.ch.

Theksohet se qëllimi i këtij vendimi ishte të shtonte ndërgjegjësimin për mjedisin, të tërhiqte vëmendjen politike mbi këto çështje si dhe të nxiste veprimin individual në këtë drejtim.

Data 5 qershor u zgjodh, sepse përkon me ditën e hapjes e Konferencës së OKB-së mbi Mjedisin, që u mbajt në vitin 1972 në Stokholm, nën udhëheqjen e Programit i OKB-së për Mjedisin (UNEP).

5 qershori u caktua si Dita Botërore e Mjedisit në vitin 1972, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

Në të kaluarën tema të kësaj ngjarje kanë qenë kujdesi për tokën dhe ujin, mbrojtja e shtresës së ozonit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimi i qëndrueshëm, duke pasur gjithnjë në fokus ruajtjen e shëndetit human.

Sa u përket shteteve, pa dyshim që Zvicra është ndër shtetet më të mira sa i përket mjedisit në të gjitha format, shkruan albinfo.ch.

Në performancën mjedisore, sipas renditjeve të Indeksit Botëror të Performancës mjedisore, Zvicra vite me radhë ndodhet në vendet e para në botë për mjedis, veçmas në në dy çështjet prioritare mjedisore: mbrojtja e shëndetit të njeriut dhe mbrojtja e ekosistemeve, e që në këto, Zvicra qëndron shumë mirë.

Nënkategoritë e marra në konsideratë janë: cilësia e ajrit, uji, metalet e rënda, biodiversiteti, pyjet, peshqit, klima dhe energjia, ndotja e ajrit, burimet ujore dhe bujqësia. /Albinfo.ch

 


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *