Zvicra mikpritëse për ukrainasit, strehoj mbi 47 mijë refugjatë

Shpërndaje lajmin

Shteti i Zvicrës është treguar shumë mikpritës ndaj refugjatëve ukrainas. Të shumta janë apartamentet që liroj, e po ashtu shumë familje private, lëshuan shtëpitë e tyre falas, për ta, njofton albinfo.ch.
Referuar statisitikave, që nga fillimi i luftës, e deri më tani, janë strehuar mbi 47 mijë refugjatë ukrainas.
Nga numri total i tyre, 43,000 prej tyre kanë marrë tashmë të ashtuquajturin statusin “S” për njerëzit që kanë nevojë për mbrojtje.
Në përgjithësi, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët vlerëson se më shumë se 8 milionë njerëz do të largohen nga Ukraina deri në fund të vitit për shkak të luftës.
Ndërkohë që deri tani, mbi 5.8 milionë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre ndërsa ka 7.7 milionë persona të zhvendosur brenda vendit. /Albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published.