Zvicra mund të heqë dorë nga vaksinat nga AstraZeneca

Share

435789753 highres 4

Zvicra mund të heqë dorë nga vaksina e porositur e AstraZeneca, por ndërprerja e kontratës me kompaninë britaniko-suedeze mund të konsiderohet.

Zvicra kërkoi më shumë të dhëna mbi efikasitetin dhe cilësinë në fillim të këtij muaji përpara se të aprovonte vaksinën, të cilës iu dha drita jeshile nga Bashkimi Evropian.

Sipas swissinfo.ch, autoritetet lokale po thonë se qeveria dëshiron të anulojë porosinë, gjë që mund të ndodhë nëse analiza tregon se vaksina nuk është mjaft e efektshme.

“Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me AstraZeneca, por ndërprerja e kontratës nuk është një opsion për momentin, megjithëse mund të rishikohet nëse rezulton e nevojshme”, tha Bora Kronig, zëvendësdrejtori i BAG-ut, përcjell tutje albinfo.ch


Share

Komente