Zvicra, ndër vendet me jetëgjatësinë më të lartë në Evropë

Shpërndaje lajmin

Zvicra është në vendin e dytë, së bashku me Islandën, në renditjen e Eurostat-it të kombeve dhe rajoneve ku njerëzit jetojnë më gjatë: mesatarisht 83.3 vjet, përcjell albinfo.ch.
Vetëm Norvegjia shënoi rezultate më të larta, me 83.3 vjet.
Për sa u përket rajoneve, Zvicra Qendrore, e cila përfshin kantonet Lucerne, Uri, Schwyz, Obwalden, Nidwalden dhe Zug, renditet e para (83.7 vjet), e ndjekur nga kantoni i Cyrihut (82.6).
Megjithatë, rajoni i Liqenit të Gjenevës (Gjenevë, Vaud dhe Valais) është nën mesataren kombëtare (82.8 vjet), siç janë kantonet e Fribourg, Neuchâtel, Jura dhe Bernë (82.9 vjet).
Këto mesatare janë ende më të larta se në shumë rajone të tjera evropiane.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *