Zvicra në qershor luan miqësore me Austrinë dhe Estoninë

0
Shpërndaje lajmin

Kombëtarja e Zvicrës në futboll i ka konfirmuar edhe dy ndeshjet e fundit miqësore para paraqitjes në “Euro 2024”. Federata e Futbollit e Zvicrës të mërkurën ka njoftuar se kundërshtaret e përfaqësueses helvetike në qershor do të jenë Estonia dhe Austria, përcjell albinfo.ch.
Ndeshjen kundër Estonisë e luan më 4 qershor në Luzern, kurse katër ditë më vonë ndaj Austrisë në St. Gallen.
Dy miqësoret e para këtë vit do t’i ketë në mars, kundër Danimarkës dhe Irlandës.
Zvicra ndeshjen e parë në Evropianin që do të mbahet këtë verë në Gjermani, do ta ketë kundër Hungarisë.
Në Grupin A me Zvicrën janë edhe Skocia dhe nikoqirja, Gjermania. Pjesë e rëndësishme e Zvicrës janë kapiteni Granit Xhaka dhe zëvendëskapiteni Xherdan Shaqiri. Herë pas here te përfaqësuesja helvetike ftohen edhe disa futbollistë shqiptarë.
 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *