Zvicra nuk do të goditet nga recesioni
Ndërsa ekonomia globale përballet me rreziqe të recesionit të nxitur nga inflacioni, “situata mbetet pozitive për Zvicrën”, tha të martën kryeekonomisti Claude Maurer në Credit Suisse, përcjell albinfo.ch.
Familjet duhet të jenë në gjendje të përballen me rritjen e çmimeve të energjisë dhe konsumi po “mbështet” ekonominë zvicerane”, sipas Maurer.
Sa i përket inflacionit, ai pritet të bjerë nga 3.5 për qind aktual në 1.5 për qind në vitin 2023, “dhe çmimet e benzinës dhe naftës për ngrohje duhet të fillojnë të bien”, shtoi ai.