“Zvicra pa shqiptarë” pëson thellë nga Spanja

0
Shpërndaje lajmin

Spanja ka arritur të shënojë fitore të thellë me rezultat 4-1 në udhëtim ndaj Zvicrës, ndeshje kjo e vlefshme për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.
Zviceranët e vuajtën shumë mungesën e Granit Xhakës në këtë takim, me këtë të fundit që nuk ishte në dispozicion për shkak të kartonit të kuq që mori ndaj Danimarkës.
Pas një kohe të gjatë, Zvicra nuk kishte asnjë futbollist shqiptar në fushë.
Pas dy ndeshjeve të zhvilluara, Zvicra renditet e fundit në grup me asnjë pikë të grumbulluar, ndërsa Spanja mban vendin e dytë me katër pikë, dy më pak se lideri Danimarka që ka gjashtë sosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *