Shpërndaje lajmin

Presidenti federal i Zvicrës, Ignazio Cassis pret krerë të shumtë shtetesh në korrik, duke përfshirë presidentin ukrainas, i cili kërcënohet nga Rusia, dhe kryeministrin britanik Boris Johnson. Sipas “Tages-Anzeiger”, masat e sigurisë do të jenë të forta.
Konferenca ishte planifikuar përpara se Rusia të sulmonte Ukrainën. Ajo do të merrej me reformat në Ukrainë, transmeton albinfo.ch. Por lufta ndryshoi gjithçka.
Megjithatë, aktiviteti në Lugano do të zhvillohet si një konferencë e donatorëve dhe e rindërtimi. Krahas krerëve të qeverive perëndimore si Boris Johnson i Britanisë ose Emmanuel Macron i Francës tani pritet edhe Volodymyr Zelenski.
Presidenti ukrainas është planifikuar të flasë në hapje të konferencës, më 4 korrik së bashku me presidentin zviceran, Ignazio Cassis. Por, nëse presidenti ukrainas do të arrijë, varet nga zhvillimet deri atëherë dhe mbase do të vendoset vetëm në minutën e fundit.
Megjithatë, qeveria federale po përgatitet për të marrë masat e sigurisë për Zelenskin, vazhdon gazeta. Autoritetet në Bernë dhe Ticino po planifikojnë një aktivitet që kërkon masa sigurie si asnjë konferencë tjetër deri më tani, thonë njerëzit e përfshirë në planifikimin e mbajtur kryesisht sekret. Rusia e ka Zelenskin në shënjestrën e saj, transmeton albinfo.ch Në Lugano ai mund të bëhet objektiv
Autoritetet zvicerane të sigurisë – Fedpol, shërbimi federal i inteligjencës dhe policia e kantonit Ticino – tani po marrin masa paraprake sigurie për rastin më të vështirë, d.m.th për mbërritjen dhe praninë e Presidentit dhe disa përfaqësuesve të tjerë të vendit të sulmuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *