Zvicra premtoi 30 milionë CHF në ndihmë për Afganistanin

Shpërndaje lajmin

Në një konferencë ndërkombëtare donatorësh për Afganistanin, të mbajtur në Gjenevë, Zvicra premtoi 30 milionë CHF në ndihmë për vendin në vështirësi, njofton albinfo.ch.
Donacionet totale arritën në 2.44 miliardë dollarë. OKB-ja vlerëson se 62% e popullsisë afgane (më shumë se 24 milionë njerëz, duke përfshirë 13 milionë fëmijë) varen nga ndihma urgjente.
Nëntë milionë përballen me urinë dhe disa familje po shesin fëmijë dhe organe për të mbijetuar, tha në Gjenevë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres. /Albinfo.ch

Leave a Reply

Your email address will not be published.