Shpërndaje lajmin

Derisa pasuria globale po bie për herë të parë në një dekadë, ajo e Zvicrës është rritur në vitin 2022.
Sipas një studimi pasuria neto e vendosur në Zvicër u rrit me 2.5% në vitin 2022 për të arritur në 5.4 trilion dollarë amerikanë (afërsisht 4.8 trilionë në franga zvicerane), shkruan RTS.
Raporti i publikuar nga Boston Consulting Group (BCG) detajon asetet financiare në 3.4 trilion dollarë dhe asetet e prekshme në 3.0 trilion dollarë. Borxhet paraqiten në rreth 1.1 trilionë.
Nga 62,000 super të pasur (persona me më shumë se 100 milionë dollarë) në planet që mbajnë 13% të pasurisë botërore, 740 jetojnë në Zvicër.
Këta të fundit janë 3% më pak se më parë dhe zotërojnë 21% të aseteve financiare të vendit.
Në Zvicër, më shumë se 580,000 njerëz kanë asete financiare më shumë se një milion dollarë. Në krahasim, Gjermania ka 520,000, detajon studimi, përcjell albinfo.ch.
Sa i përket investimeve zviceranët vendosin 40% të mjeteve të tyre financiare në fondet e pensioneve dhe sigurimet e jetës.
E renditur e 14-ta në botë në renditjen e pasurisë neto, Zvicra është shumë prapa Shteteve të Bashkuara dhe 144 trilionë dollarëve të saj, Kinës ose Japonisë me përkatësisht 76 trilionë dhe 24 trilionë dollarë.
Në total, aktivet financiare globale ranë me 3.5% në 255 trilion dollarë. Kjo rënie shpjegohet me rënien e tregjeve financiare, sipas studimit, i cili saktëson se efekti është ndjerë më shumë në Perëndim, shkruan RTS.
Në mbarë botën, super të pasurit janë 4000 më pak se një vit më parë. Në krye të renditjes, Shtetet e Bashkuara kanë 22,000 super të pasur, e ndjekur nga Kina me 7,600, përcjell albinfo.ch.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *