October 25, 2021

Zvicra vendos me procedurë të shpejtë Indinë në listën e karantinës

Shpërndaje lajmin

IZyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka riaktualizuar listën e saj të vendeve me rrezik për koronavirus. Në këtë listë të re është vendosur India, ndër të tjera për faktin se atje virusi korona po përhapet me të madhe.

Si shkas konkret i futjes së Indisë në listëne  re të karantinës ka shërbyer përhapja e “mutacionit indian” të koronavirusit, që konsiderohet me rrezikshmëri të lartë, transmeton albinfo.ch. Ai është identifikuar së fundi ehde në Zvicër,

Për Indinë, rregullorja e re zbatohet nga e hëna (sot) në orën 18.00, shkruan BAG. Kushdo që hyn në Zvicër nga India, mes të tjerash, duhet të vendoset në karantinë.

Në listë janë shtuar edhe vendet si: Egjipti, Argjentina, Katari dhe Meksika.

Sipas BAG, këto kufizime zbatohen për hyrjen në Zvicër nga 3 maji.

Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia etj. vazhdojnë të mbeten në listëne  rrezikut, të Zvicrës.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *