September 20, 2021

Zvicra vendos urgjentisht Kanadanë në listën e karantinës: Ja përse

Shpërndaje lajmin

Zyra Federale e Shëndetit Publik (BAG) ka shtuar Kanadanë në listën e vendeve me rrezik nga Korona. Arsyeja: atje është përhapur varianti i virusit P1 (brazilian).

Duke qenë se në Zvicër ende nuk ka raste të këtij varianti, Zvicra me këtë hap synon që me çdo kusht të parandalojë hyrjen e tij në vend, shkruan srf.ch.

Hyrja e virusit P1 mund të zvogëlojë mbrojtjen që siguron vaksinimi ose një infeksion i mëparshëm nga Covid.

Vendi i Amerikës së Veriut është pra në listën e rreziqeve me efekt të menjëhershëm: nga e premtja, ora 18 pasdite, përcjell albinfo.ch. Ndërsa lajmi është dhënë në orën 17.28 minuta!

Ndër vendet e tjera të reja në listën e karantinës të BAG nga e hëna e ardhshme, krahas Kanadasë, është edhe Armenia.

Por në këtë listë, nga e hëna do të shtohen edhe rajone të reja federale të vendeve fqinje, si: Saksonia në Gjermani, Brittany dhe Nouvelle-Aquitaine në Francë dhe Pulia në Itali.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *