Zvicra zyrtarisht fillon lëshimin e certifikatave Covid

Shpërndaje lajmin

Certifikatat shumë të pritura shëndetësore Covid të Zvicrës për njerëzit që janë vaksinuar plotësisht dhe që janë rikuperuar nga koronavirusi ose janë testuar negativisht së fundmi, do të lëshohen në faza, duke filluar nga sot zyrtarisht, shkruan albinfo.ch.

“Sistemi do të zbatohet gradualisht dhe do të jetë gati për përdorim në gjithë Zvicrën në fund të qershorit 2021”, njoftoi qeveria zvicerane.

Certifikatat do të jenë në dispozicion në letër (karton) ose në formë elektronike (d.m.th. përmes një kodi QR).

Në të dy rastet, ata do të shoqërohen nga një nënshkrim zyrtar elektronik i qeverisë, ndërsa autoritetet thanë se mbajtësit do të duhet gjithashtu të tregojnë ID-në ose pasaportën e tyre kur paraqesin certifikatën. /Albinfo.ch


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *