Zyrtare: Arlind Kalaja nuk e mbyll me futbollin, firmos në Suedi

Shpërndaje lajmin

Arlind Kalaja u largua nga Vllaznia në janar dhe sulmuesi anësor do ta vazhdojë karrierën futbollistike në Suedi, ku ai ishte zhvendosur për të jetuar.
Kalaja është prezantuar ditën e sotme te Ljungskile, ekip që garon në ligën e tretë (Ettan) në Suedi.
Vetë futbollisti ka postuar edhe një foto në rrjetet sociale. Trajneri i Ljungskile, Erik Lund, pas kësaj lëvizjeje ka deklaruar:
“Më vjen mirë që kemi afruar një lojtar si Arlind Kalaja, na mundëson shumë opsione në ofensivë dhe besoj se skuadra është përmirësuar në cilësi”. /

Leave a Reply

Your email address will not be published.