October 28, 2021

Zyrtare: Dita e Teutës në merkato, godet me përforcimin e fundit në sulm

Shpërndaje lajmin

Teuta merr një sulmues të spikatur në Maqedoninë e Veriut, pas dy përforcimeve në mbrojtje. Kampionët e Shqipërisë kanë njoftuar se kanë nënshkruar me autorin e 13 golave me Sileks sezonin e shkuar, 26-vjeçarin Pepi Gorgiev.

“KF Teuta me kënaqësi komunikon marrëveshjen me futbollistin, Pepi Gorgiev. Drejtuesit e klubit dhe sulmuesi kanë gjetur akordin për bashkëpunim dhe lojtari tashmë është pjesë e bluve.

Gorgiev në Durrës vjen nga ekipi i Sileks ku gjatë sezonit të fundit ka shënuar (13) gola dhe ka asistuar (9) herë. Sulmuesi do të bashkohet ditën e sotme me ekipin në stërvitje, ndërsa është përforcimi i 3-të i Teutës në këtë afat kalimtar.

KF Teuta i uron mirëseardhje Pepi Gorgiev, duke i dëshiruar suksese dhe sa më shumë  me fanellën e skuadrës tonë!”, njofton klubi i Teutës në rrjetet sociale. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *