Zyrtare/ Futbollisti shpall divorcin me Skënderbeun, ja çfarë shkruan

Share

Drin Govori nuk është më futbollist i Skënderbeut. 21-vjeçari konfirmoi në rrjetet sociale se nuk do të luajë më tej me bardhekuqtë për shkak se objektivat e tij dhe klubit nuk u arritën. Ai falenderoi klubin dhe tifozët korçarë.

Govori është njëri prej lojtarëve të parë që u piketua për t’u largua në janar. Ai luajti gjithsej 6 ndeshje me korçarët (5 në kampionat dhe një në Kupën e Shqipërisë).

Mesazhi i Drin Govorit 

Shume te dashur,
Dua te ju njoftoj qe sot , duke pasur parasysh se objektivat e klubit dhe ato te mija individuale nuk u arriten dhe nuk moren kahjen e duhur , me marreveshje te dyaneshme vendosem te nderprejme bashkepunimin me “KF Skenderbeu-n”.
Dua te falenderoj te gjithe shoket e skuadres, te gjithe stafin , vecanarisht profesorin Julian Ahmataj dhe presidentin Takaj! Natyrisht nje falenderim i vecante per qytetaret e Korçes, qe besuan ne mua dhe me dhane shume perkrahje!
Lamtumire Korçë!


Share

Komente