September 25, 2021

Zyrtare: Juventusi largon Andrea Pirlon me fjalë të ëmbla

Shpërndaje lajmin

“Faleminderit Andrea! Këto janë fjalët e para që të gjithë ne duhet të shqiptojmë në fund të kësaj përvoje të veçantë të jetuar së bashku”, kështu e nis Juventusi letrën drejtuar Andrea Pirlos, i cili e mbyll aventurën e tij të parë si trajner.

ish-mesfushori largohet pasi fitoi Kupën e Italisë, pasi mposhti në krye të Juves Atalantën. Më parë ai kishte fituar edhe Superkupën, kundër Napolit, ndërsa tani duhet të presë të tjera oferta për të vijuar karrierën si trajner.

Në vend të tij te Juventusi pritet të zyrtarizohet Massimiliano Allegri, 5 herë kampion me bardhezinjtë. Ai ka nënshkruar për katër vite, por ende nuk ka një njoftim. Gjithsesi mbetemi te Pirlo, për të cilin Juve shkuan një letër të gjatë.

“Disa muaj më parë, Andrea Pirlo, një ikonë e futbollit botëror, filloi një aventurë të re në stolin e Juventusit, e para e tij si trajner. Për ta bërë këtë, para së gjithash, duhet guxim, si dhe vetëdije për forcën që ke, veçanërisht në një periudhë e shoqëruar nga një mijë vështirësi, me botën e detyruar nga pandemia të rishikojë rregullat e veta ditë pas dite.

Andrea e bëri: ai filloi (dhe ne jemi të sigurt do të jetë një karrierë e shkëlqyer si trajner) një udhëtim për të sjellë idetë e tij dhe përvojën e tij si kampion në fushë nga “ana tjetër” e barrikadës.

Dhe meqenëse në futboll ato që vlejnë janë fitoret që vihen në tabelë, le të kujtojmë: në pak muaj me Juventun ka ngritur dy trofe dhe ka sjellë në shtëpi fitore të shkëlqyera në fushat më prestigjioze, nga ‘San Siro’ në ‘Camp Nou’.

Për të gjitha këto, për guximin, përkushtimin, pasionin me të cilin ai përballej çdo ditë, për sukseset e fituara, falënderimet tona vijnë vërtet nga zemra. Gjithashtu i urojmë fat të mirë për një të ardhme që me siguri do të jetë e bukur”. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *