April 15, 2021

ZYRTARE: Ky është kabineti i Qeverisë Kurti 2

Shpërndaje lajmin

Kuvendi i Kosovës me 67 vota “për” dhe 30 vota “kundër” nga 107 deputetët e pranishëm, ka zgjedhur Qeverinë e re të Kosovës me kryeministër Albin Kurtin, si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Tre zëvdendëskryeministrat e ardhshëm të Kosovës do të jenë Benik Bislimi (integrim evropian, zhvillim dhe dialog), Donika Gërvalla (Ministre punëve të jashtme dhe Diasporës) dhe Emilija Rexhepi (Zëvendëskryeministre e tretë për çështje të pakicave dhe të drejtat e njeriut), ndërsa ekipin qeveritar do ta formojnë: Hekuran Murati (Ministria e Financave), Albulena Haxhiu (Ministria e Drejtësisë), Arben Vitia (Ministria e Shëndetësisë), Abërie Negavci (Ministria e Arsimit), Hajrullah Çeku (Ministria e Kulturës), Liburn Aliu (Ministria për Infrastrukturë), Faton Peci (Ministria e Bujqësisë), Armend Mehaj (Ministria e Mbrojtjes), Xhelal Sveçla (Ministria e Punëve të Brendshme), Rozeta Hajdari (Ministria e Tregtisë), Fikrim Damka (Ministria për zhvillim rajona), Goran Rakiq (Ministria për Komunitete dhe Kthim), Artane Rizvanolli (Ministria e Ekonomisë) dhe Elbert Krasniqi (Ministria e pushtetit lokal), përcjell albinfo.ch.

Sot gjithashtu u formua Legjislatura e VIII-të e Kuvendit të Kosovës, ku kryetar i saj u zgjodh Glauk Konjufca, gjithashtu nga Lëvizjes Vetëvendosje.

Institucionet e Kosovës pritet të plotësohen edhe me zgjedhjen e presidentit të ri, funksion i cili tash do të udhëhiqet nga kryetari i ri i Kuvendit, Glauk Konjufca.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *