October 21, 2021

Zyrtare: Nga sot lojtar i lirë, Balliu e mbyll me Almerian pas dy sezonesh

Shpërndaje lajmin

Ivan Balliu, ashtu si një numër i madh lojtarësh në Europë, nga sot është lojtar i lirë. Ish-mbrojtësi i Shqipërisë ka vendosur të mos rinovojë me Almerian në La Liga 2 dhe do shqyrtojë ofertat e tjera që shkojnë në drejtim të tij.

Lajmin e ka njoftuar vetë mbrojtësi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku falënderon gjithë bashkëpunëtorët. “Sot është koha t’i them lamtumirë një klubi që gjithmonë do ta mbaj në zemrën time. Faleminderit të gjithë njerëzve  të klubit: trajnerët, punëtorët, lojtarët.

Dhe mbi të gjitha, shumë faleminderit Turkial Alshik (pronari i klubit) për këtë mundësi të shkëlqyer”, shkruan ish-lojtari i kombëtares. Mbrojtësi i djathtë ishte titullar për Almerian në dy sezone që qëndroi atje. Në këtë të fundit luajti 34 ndeshje, nga të cilat 31 si titullar në La Liga 2. /abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Balliu (@balliu)


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *