September 20, 2021

Zyrtare: Një shkodran për Interin, zikaltërit sigurojnë talentin e njohur (VIDEO)

Shpërndaje lajmin

Një nga talentet më premtues shqiptarë është bërë pjesë e Interit. Kevin Zefi ka vendosur të lërë vendin e tij të lindjes (ka prindër nga Shkodra), Irlandën dhe t’i bashkohet kampionëve të Italisë.

Sumuesi i majtë ka firmosur kontratë 3-vjeçare dhe do bashkohet menjëherë me ekipet zinxhir të zikaltërve. Zefi ishte një nga më të spikaturit në Irlandë, ku luante me të rinjtë e Shamrock Rovers.

 

Tashmë ai do ketë shansin të tregojë teknikën dhe cilësitë e tij në Itali. Për të kishte interes edhe nga klube të tjerë. Zefi ka luajtur deri më tani për të rinjtë e Irlandës, teksa FSHF po lëviz prej kohësh për ta afruar. /abcnews.al


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *