ZYRTARE/ Rubin Hebaj largohet nga Teuta

Share

Rubin Hebaj nuk do të luajë më me Teutën. Klubi durrsak njoftoi sot ndërprerjen e bashkëpunimit me sulmuesin shkodran me mirëkuptim.

Largimi i ish-sulmuesit të Partizanit dhe Vllaznisë ishte paralajmëruar prej ditësh, ndërsa sot ka marrë formën zyrtare ndarja e rrugëve mes Hebajt dhe Teutës.

Njoftimi i Teutës

Rubin Hebaj nuk është më pjesë e bluve, pasi me marrëveshje të dyanshme ndërpritet bashkëpunimi. KF Teuta dhe futbollisti me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur se ndarja në këtë moment është në interes të të dy palëve. KF Teuta falënderon lojtarin për kontributin e dhënë me fanellën e Teutës në rrugën drejt fitmit të dy trofeve dhe kalimin e një raundi në Europe dhe i urojmë futbollistin të ketë shëndet dhe shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij. #falemimderitrubinhebaj


Share

Komente