Zyrtarë të OSBE-së arrestohen në Ukrainë

Shpërndaje lajmin

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) deklaroi se disa prej anëtarëve të saj të Misionit Special të Monitorimit (SMM) janë arrestuar në Donjeck dhe Luhansk në Ukrainën lindore.
Në një deklaratë të bërë këtë të dielë, OSBE njofton se po punohet për të mundësuar lirimin e tyre, shkruan CNN.
“OSBE-ja është jashtëzakonisht e shqetësuar që një numrër anëtarësh të misionit kombëtar (SMM) janë privuar nga liria në Donjeck dhe Luhansk. OSBE po përdor të gjitha mekanizmat në dispozicion për të mundësuar lirimin e stafit të saj”, thuhet në një deklaratë të postuar në Twitter.

The OSCE is extremely concerned that a number of @OSCE_SMM national mission members have been deprived of their liberty in Donetsk and Luhansk and is using all available channels to facilitate their release.
— OSCE (@OSCE) April 23, 2022

Misioni Special i Monitorimit (SMM) është një divizion civil i paarmatosur i OSBE-së, i cili ka për detyrë të vëzhgojë dhe raportojë mbi zonat e konfliktit.
Misioni u zhvillua në Ukrainë që nga viti 2014 me kërkesë të qeverisë, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia dhe shpërthimit të konfliktit në rajonin e Donbasit.
Më 31 mars, mandati i SMM në Ukrainë skadoi pasi Rusia, e cila është një nga 57 shtetet pjesëmarrëse të OSBE-së, bllokoi zgjatjen e tij.
Misioni Special i Monitorimit ka operuar me një kapacitet administrativ në Ukrainë për të garantuar sigurinë e stafit të saj që nga 1 prilli, por OSBE ka vazhduar të raportojë për shkeljet e ligjit ndërkombëtar nga forcat ruse.
LEXONI GJITHASHTU

Stafi amerikan i OSBE-së po largohet nga Ukraina

Leave a Reply

Your email address will not be published.