Zyrtarët abuzues do përgjigjen para ligjit, thotë ministri Manja

Shpërndaje lajmin

“Të gjithë zyrtarët abuzues pavarësisht gradave do të përgjigjen para ligjit”. Kështu deklaroi ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja në një dalje publike ditën e sotme.
Manja tha se Drejtoria Anti-korrupsion është në vijim të një mega-hetimi që përfshin gjithë zyrat e Kadastrës në vend, sidomos ato të bregdetit, ku ka pasur abuzime dhe tjetërsime të pronave të shtetit, apo private.
“Hetimi është i shtrirë në kohë, janë nën hetim ish-zyrtarë e zyrtarë dhe ju siguroj se abuzuesit do të përballen me drejtësinë pavarësisht gradave”, ka thënë Manja.
Ministri i Drejtësisë ka përshëndetur veprimet e shpejta të Prokurorisë menjëherë pas një kallëzimi të bërë nga Drejtoria Anti-korrupsion, që ka çuar në arrestimin e disa zyrtarëve e ish zyrtarëve të Kadastrës në Sarandë.
Ai deklaroi se prokuroria duhet të vazhdojë të rrisë performancën e saj.
“Asnjë zyrtar abuzues nuk duhet ta bëjë gjumin të qetë, pavarësisht postit që mban”, është shprehur ai.
Ministri u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet e korrupsionit.
 
LEXONI GJITHASHTU:

‘Të ndalet terrori i Kurtit’, serbët protestojë në veri të Mitrovicës
‘Vendim skandaloz, do e ankimojmë’, Alibeaj për njohjen e Kuvendit të Berishës
The post Zyrtarët abuzues do përgjigjen para ligjit, thotë ministri Manja first appeared on Euronews Albania.

Leave a Reply

Your email address will not be published.