September 20, 2021

Zyrtarët europianë: Duhet të ketë ndëshkueshmëri për gjenocidin në Srebrenicë

Shpërndaje lajmin

“Në Evropë nuk ka vend për të mohuar gjenocidin, revizionizmin dhe për të glorifikuar kriminelët e luftës. Këto janë në kundërshtim me vlerat më themelore evropiane. Përpjekjet për të rishkruar historinë janë të papranueshme”.

Kështu u shpreh shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, bashkë me komisionerin për zgjerim, Oliver Varhelyi, në një deklaratë të përbashkët për 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicës.

“Gjykatat ndërkombëtare, gjykatat në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe vendet fqinje duhet të vazhdojnë të ofrojnë drejtësi për të gjitha viktimat e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit, si dhe për familjarët e tyre. Paqja mund të ndërtohet vetëm mbi drejtësinë”, thanë Borrell dhe Varhelyi.

Dy zyrtarët shtuan se Evropa nuk e ka harruar përgjegjësinë e saj për dështim në parandalimin e gjenocidit në Srebrenicë.

“Nuk mund të ketë mosndëshkueshmëri, gjenocidi është gjenocid, qoftë i kryer në Srebrenicë apo gjetkë”, thanë ata.


Shpërndaje lajmin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *